Futboll

Prishtina përballet me ekipin e njohur dhe të suksesshëm nga Moldavia

Foto: FC Prishtina

Prishtina do të përballet me skuadrën e njohur moldave, Sheriff Tiraspol, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.

Shorti është tërhequr të martën pasdite. Liga e Evropës është gara e dytë kontinentale për nga rëndësia.

Sheriffi do të jetë vendas në ndeshjen e parë, ndërsa Prishtina në të dytën. Ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës janë më 10 e 17 korrik.

Prishtina paraqitet në Ligën e Evropës si fituese e Kupës së Kosovës në futboll.

Sheriffi ishte kundërshtari i dytë më i fortë i mundshëm në short. Më i forti ishte Shaktar Donetsku. Skuadra e kaltër në short ishte në gupin e jobartësve.

Prishtina kthehet në gara evropiane pas katër vjetësh.

Sherifi është fitues i Kupës së Moldavisë. Ka 21 tituj të kampionit, të fundit në vitin 2023. Në edicionin 2021/2022 arriti në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, ndërsa ishte në grup me Shakhtar Donetskun, Real Madridin dhe Interin.

Më pas ishte dy herë në fazën grupore të Ligës së Evropës. Vjet u eliminua në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës dhe në raundin e tretë  kualifikues të Ligës së Konferencës. Kështu që Prishtinën e pret punë shumë e vështirë për të avancuar.