Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Prishtina njofton se gjendja shëndetësore e Boueyes është e mirë

Phillipe Boueye

Qendërmbrojtësi i Prishtinës, Phillipe Boueye, është në gjendje të mirë shëndetësore, ka njoftuar klubi kryeqytetas. 

Boueye mori lëndim në kokë të shtunën në ndeshjen derbi ndaj Ballkanit, të cilën Prishtina e fitoi 1:0. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Qendërmbrojtësi ynë, Phillipe Boueye, pësoi një lëndim në kokë gjatë ndeshjes ndaj Ballkanit, gjë që e detyroi të mos e vazhdojë lojën. Për disa momente ai ndjeu marramendje dhe u dërgua menjëherë në spital, ku iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore. Pas trajtimit, Boueye u rikthye në stadium dhe ndoqi nga tribuna golin e fitores sonë. Phillipe Boueye është aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore. Kujtojmë se edhe në ndeshjen ndaj Prishtinës së Re, mbrojtësi francez kishte pësuar një goditje në kokë pas një dueli ajror”, ka njoftuar Prishtina.