Prishtina i ka ndarë rrugët me trajnerin Arsim Thaqi. Klubi nga kryeqyteti ka njoftuar të hënën se me marrëveshje të dyanshme e ka përfunduar bashkëpunimin me Thaqin.
Ndarja e rrugëve me Thaqin vjen pas disfatës që e pësoi Prishtina nga Malisheva të shtunën me rezultatin, 2:0.
“Prishtina njofton se ka përmbyllur bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi, me marrëveshje të dyanshme. E falënderojmë trajnerin Thaqi për kontributin e tij të çmuar gjatë periudhës sa ishte në krye të ekipit të parë, si dhe i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen. FC Prishtina dhe trajneri Thaqi mbeten të hapur për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen. Prishtina i uron trajnerit Arsim Thaqi suksese të mëtejshme profesionale dhe personale”, ka shkruar Prishtina në rrjetet sociale.