Futboll

Prishtina 01 në grup të vështirë në Championsin e futsalit

Prishtina 01

Kampionia e Kosovës në futsal, Prishtina 01, ka mësuar të enjten kundërshtarët e Ligës së Kampionëve. 

Prishtina 01 nuk paraqitet në raundin preliminar, ndërsa garimin e fillon prej “Main Round”.

Do ta kërkojë suksesin në Grupin 4 ku janë edhe Sportingu i Portugalisë, Kairat Almaty i Kazakistanit dhe Novo Vrijeme Makarska e Kroacisë. Ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Kroaci.

Ndeshjet do të luhen prej 28 tetorit deri më 2 nëntor. Tre të parët në grup avancojnë në një të tetën e finales.

“Me përvojën e fituar në vitet e fundit, FC Prishtina 01 synon ta sfidojë çdo kundërshtar dhe të shkruajë një tjetër kapitull të ri në historinë e klubit dhe futsallit kosovar”, shkruan në njoftimin e klubit prishtinas.