Drita – Llapi dhe Prishtina – Ballkani janë dy super ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Kosovës, pas shortit të hedhur të mërkurën në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Gjilani ndërkohë do ta presë Lirinë, e Drenica do të takohet me Ferizajn.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShorti ka caktuar edhe ndeshjen Dukagjini – Prishtina e Re, teksa Malisheva udhëton te skuadra e Ligës së Parë, Trepça ’89.
Këto ndeshje pritet të luhen në muajin shkurt.
Të gjitha çiftet:
Prishtina - Ballkani
Gjilani - Liria
Feronikeli 74’ - Dinamo
Drenica - Ferizaj
Dukagjini - Prishtina e Re
Drita - Llapi
Vushtrria - Vëllaznimi
Trepça 89 - Malisheva