Gianluca Prestianni do të jetë i gatshëm për lojë ndaj Real Madridit të mërkurën, një javë pasi Vinicius Juniori e akuzoi atë për racizëm.
Futbollisti i krahut që luan për Benfican u akuzua nga Viniciusi pasi sulmuesi i madrilenëve e shënoi golin e fitores në ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut, të martën mbrëma në Lisbonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViniciusi e informoi gjyqtarin se është fyer në baza racore, ndërsa gjyqtari Francois Letexier, e aktivizoi protokollin kundër racizmit dhe e ndali ndeshjen për afro 10 minuta.
UEFA ka thënë të mërkurën se ka nisur hetimet për rastin. Nëse Prestianni shpallet fajtor, do të dënohet të paktën 10 ndeshje.
Benfica ka thënë se ndaj Prestiannit ka nisur fushatë shpifjeje, por se ai do ta ketë përkrahjen e plotë të klubit.