Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Prestianni dënohet me gjashtë ndeshje

Gianluca Prestianni

Futbollisti i Benficas, Gianluca Prestianni, është dënuar me gjashtë ndeshje nga UEFA për sjellje homofobike.

Ai është dënuar për sjelljet në ndeshjen ndaj Real Madridit, në plejofin e fazës nokaut të Ligës së Kampionëve në muajin shkurt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja në “Estadio da Luz” në Lisbonë ishte ndërprerë për 10 minuta, pasi Vinicius Juniori i Real Madridit, e kishte akuzuar Prestiannin për fyerje raciste.

20-vjeçari e kishte mohuar se ka bërë komente raciste dhe ka thënë se Viniciusi nuk e kishte dëgjuar mirë atë.

Mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, kishte thënë se Prestianni i ka thënë atij se i është drejtuar brazilianit me komente homofobike.