Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Premier League nis me dramë, kampioni fiton në fund

Chiesa - Liverpool

Foto: Associated Press

Liverpooli e ka filluar me fitore mbrojtjen e titullit të kampionit.

“Të Kuqtë” të premten mbrëma në kuadër të xhiros së parë të edicionit të ri e mposhtën në shtëpi Bournemouthin me rezultatin 4:2. Për Liverpoolin kjo ishte fitorja e parë zyrtare që pas vdekjes së sulmuesit portugez, Diogo Jota.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hugo Ekitike i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 37-të.

Ai asistoi edhe në minutën e 49-të kur Cody Gakpo i dyfishoi shifrat.

Mysafirët rezultatin në 2:1 e ngushtuan në minutën e 64-t me golin që e realizoi Antoine Semenyo.

Semenyo shënoi sërish në minutën e 76-të për 2:2.

Golin e epërsisë 3:2 e shënoi Federico Chiesa në minutën e 88-të.

Ndërsa golin e fundit e realizoi Mohamed Salah në minutën e 94-t.

Para fillimit të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje në kujtim të Jotas dhe vëllait të tij, Andre Silva, që vdiqën në muajin e kaluar pas një aksidenti në Spanjë.