Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Premier League me shpenzimet më të mëdha, Jashari më i shtrenjti në Itali

Ardon Jashari

Premier League ka dominuar në afatin kalimtar veror me shpenzime në këtë vit. Ka pasur shpenzime të skuadrave edhe në ligat e tjera, por jo të krahasueshme me ato të skuadrave të elitës angleze. 

Florian Wirtz u transferua te Liverpooli, Ardon Jashari te Serie A e Luis Diaz te Bayern Munichu. Këto ishin disa prej transferimeve që bënë bujë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Premier League ka shpenzuar 2.3 miliardë franga zvicerane. 

Vetëm Liverpooli dhe Chelsea kanë shpenzuar afro 250 milionë franga. Megjithatë, rekordi i Premier Leagues për shpenzime është ai i edicionit 2022-23, kur u shpenzuan 3.1 miliardë franga nga skuadrat. 

Wirtzi është transferimi më i shtrenjtë deri tani në Premier League. Ai iu bashkua Liverpoolit për 125 milionë franga nga skuadra e Bayer Leverkusenit. Në Serie A, më i shtrenjti që u transferua ishte mesfushori Ardon Jashari, që nga Club Brugge kaloi te Milani. 

Në Bundesligë, Luis Diaz ishte më i shtrenjti me 65 milionë franga zvicerane. Ai u transferua nga Liverpooli te Bayern Munichu. 

Ndërkohë mbrojtësi Dean Huijsen, që kushtoi më pak se 60 milionë franga zvicerane, vazhdon të mbetet më i shtrenjti i kësaj vere në La Liga. 

Në Francë, Ilya Zabarnyi u transferua për 60 milionë franga. Ai iu bashkua PSG-së nga Bournemouthi.