Trajneri Graham Potter mund ta marrë drejtimin e Ajaxit nga edicioni i ardhshëm, shkruan të premten “Guardian”. Mësohet se John van 't Schip nuk e ka të sigurt qëndrimin edhe më gjatë si shef i shtabit teknik tek Ajaxi.
Anglezi së fundmi punoi për nëntë muaj te skuadra e Chelseat. Nën drejtimin e Potterit, Chelsea ka arritur 12 fitore, tetë barazime e 11 humbje në 31 ndeshje. Ndërsa ka drejtuar edhe Brightonin, Swansean dhe Ostersundin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHolandezi John van 't Schip është prej vitit 2023 trajner i Ajaxit, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2025.
Nën drejtimin e John van 't Schipit, Ajaxi nga 29 ndeshje ka shënuar 14 fitore, nëntë barazime e gjashtë humbje.