Përfaqësuesja e Portugalisë është kualifikuar për në Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Portugalia në ndeshjen e fundit kualifikuese e mposhti Armeninë të dielën në shtëpi me rezultatin shumë të thellë, 9:1.
Portugalia u paraqit pa superyllin, Cristiano Ronaldo, i cili u ndëshkua direkt me karton të kuq të enjten ndaj Irlandës.
Joao Neves dhe Bruno Fernandes shkëlqyen te Portugalia duke realizuar “hat-trick”.
Renato Veiga, Gonçalo Ramos dhe Francisco Conceiçao ishin tre realizatorët e tjerë për Portugalinë.
Portugalia i mbylli kualifikimet me katër fitore, një barazim dhe një humbje. E zë vendin e parë në Grupin F me 13 pikë.
Ndërkohë, Armenia e përfundoi fazën kualifikuese me një fitore dhe pesë humbje. Renditet në pozitën e fundit me tri pikë.