Skuadra amatore Walenstadt po përballet me St. Gallenin e Superligës së Zvicrës në raundin e parë të Kupës së Zvicrës dhe është duke u mposhtur thellë pas pjesës së parë.
Portier i skuadrës Walenstadt, që bën gara gjashtë liga më poshtë se St. Galleni, është Gzim Ademi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAdemi ka thënë se dëshiron që të mos pranojë gol për kohë të gjatë ndaj St. Gallenit, por u mposht pesë herë brenda pjesës së parë.

Te kjo skuadër luan edhe Ardi Qehaja, që është titullar në këtë ballafaqim.
“Synimi jonë është që ta mbajmë portën e paprekur për sa më gjatë që mundemi. Në këtë mënyrë, lojtarët e Superligës bëhen nervoz”, kishte thënë 31-vjeçari Ademi para ndeshjes.

St. Galleni është njëra prej skuadrave me sulmin më të mirë në Superligë. Në fillim të edicionit i ka realizuar 11 gola në tri ndeshje.
“Të luash ndaj profesionistëve si futbollist amator është gjë e shkëlqyer”, është shprehur Ademi.