Futboll

Portieri i të rinjve të Kosovës transferohet te Nurnbergu

Lindsay Gutaj

Mediumi “Sky” i Gjermanisë ka raportuar të enjten se portieri i ri dhe i talentuar, Lindsay Gutaj, do të transferohet te Nurnbergu nga Borussia Monchengladbachu. 

Ai ka nënshkruar kontratë profesionale deri në vitin 2029. 

18-vjeçari Gutaj ka paraqitje për U15 dhe U16 të Gjermanisë, ndërsa më pas iu bashkua të rinjve të Kosovës. 

Ai ka nga një paraqitje për U17 dhe U19 të Kosovës. 

“Ai pritet të luajë për grupmoshën U19 në vitin tjetër. Plani i qartë është që 18-vjeçari i talentuar ta ketë shansin për ekipin e parë brenda dy vjetësh. Borussia Monchengladbachu provoi ta mbante atë duke i ofruar kontratë trevjeçare, por Gutaj ka refuzuar dhe do t’i bashkohet Nurnbergut në verë”, ka shkruar “Sky Sport DE”.