Bayerni ka fituar 10:0 ndaj skuadrës nga Zelanda e Re, Auckalnd City, në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës për Klube.
Fitorja e gjigantit gjerman është pritur dhe rezultati i thellë për shumë njohës të futbollit nuk ishte befasi.
Aucklandi është ekip i përbërë nga lojtarë amatorë. Për shembull portieri Conor Tracey punon si mbikëqyrës në një depo të furnizimeve veterinare. Ai mbikëqyr shpërndarjen e produkteve farmaceutike, të ushqimit dhe të barnave të kontrolluara për veterinarët në të gjithë Zelandën e Re.
28-vjeçari i pësoi dhjetë gola nga yjet e ekipit gjerman, por po ashtu i bëri shtatë pritje.
Aucklandi merr pjesë në Botëror si kampion i Oqeanisë. Është ekipi i vetëm amator në Botërorin e klubeve dhe natyrisht ekipi më i vogël.
Amatorët e kësaj skuadre do të luajnë edhe me Boca Juniorsin dhe me Benfican. Tek Aucklandi ka edhe punonjës zyrash dhe përfaqësues të shitjes.
Lojtarët e Auckland Cityt ushtrojnë katër herë në javë, ndërsa nuk kanë paga të rregullta. Marrin 150 dollarë në javë në emër të shpenzimeve.
“Unë i shpenzoj të gjitha këto për benzinë”, ka thënë Tracey për ABC Sport.
Udhëtimi i tij nga vendi i punës për në fushën e stërvitjes shpesh zgjat dy orë, në vapën e pasditës në Auckland të Zelandës së Re.
Brenga e madhe e lojtarëe të Aucklandit ishte se si të marrin leje në vendin e punës për turneun katër-javor që po mbahet në SHBA. Tracey ka treguar se mezi mori ditë të lira në periudhën kur puna rritet.