Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Polonia refuzon Southgaten

Gareth Southgate

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate

Gareth Southgate është refuzuar nga Federata e Futbollit të Polonisë. Presidenti i Federatës polake, Cezary Kulesza, konfirmoi interesimin e trajnerit anglez për t’u bërë selektor i Polonisë. Por ai ka theksuar se afrimi i një trajneri të huaj nuk është garanci se Polonia mund të kualifikohet në Kupën e Botës 2026.

“Ne morëm një ofertë prej tij. Duhet të kujtojmë se asnjë trajner i huaj nuk na jep garanci se do të shkojmë në Kupën e Botës. Nëse ai do të na jepte një garanci të tillë, do ta punësoja menjëherë”, ka thënë Kulesza për “Przegla Sportowy”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka kujtuar dështimin e Polonisë nën drejtimin e portugezit, Fernando Santos. Trajneri Santos punoi gati tetë muaj në vitin 2023, por dështoi.

“Një trajner i suksesshëm me një emër të madh, i cili u duartrokit nga të gjithë, por realiteti ishte i habitshëm dhe i dhimbshëm për të gjithë ne”, ka shtuar presidenti i federatës polake.

Pozita e selektorit të Polonisë është  vakante pas dorëheqjes së Michael Probierz. Southgate drejtoi Anglinë nga viti 2016 deri në vitin 2024.