Leonard Pllana ka vazhduar formën e mirë në kategorinë e dytë të futbollit në Korenë e Jugut.
Sulmuesi i krahut realizoi dy gola në fundjavë, ndërsa të mërkurën kontribuoi në fitoren e Gimpos me asistim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGimpo në shtëpi e mposhti Seongnamin 2:1, në ndeshjen e xhiros së 14-të.
27-vjeçari tani ka tri gola e një asistim në edicionin aktual.
Pllana asistoi në golin për 1:0 në minutën e 61-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë. E kompletoi ballafaqimin.
Gimpo është i treti me 21 pikë, gjashtë më pak se Anyangu që e ka një ndeshje më pak të luajtur.