Sulmuesi i krahut, Leonard Pllana, ka shënuar gol të rëndësishëm në kategorinë e dytë të futbollit në Korenë e Jugut.
Pllana dhe Gimpo të mërkurën fituan në udhëtim te skuadra Asan, në ndeshjen e xhiros së 12-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër 27-vjeçarin ishte goli i parë në kampionat, me fanellën e Gimpos, qëkur u transferua nga Jeonnami, në janar të këtij viti.
Ai u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë, ndërsa përfitoi nga një situatë në minutën e 79-të dhe shënoi për 2:0.
Pllana në 10 paraqitje e ka edhe një asistim.
Gimpo ka 15 pikë në vendin e gjashtë pas 11 ndeshjeve të luajtura.