Skuadra e Gimpos në kategorinë e dytë të futbollit në Korenë e Jugut fitoi thellë të shtunën 3:0, në ndeshjen e xhiros së 34-t.
Gimpo e mposhti Asanin, ndërsa gjurmë në këtë ballafaqim dha edhe sulmuesi i krahut, Leonard Pllana.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPllana 28-vjeçar, i cili luajti deri në minutën e 80-të, asistoi në golin për 3:0, në minutën e 52-të.
Ai në 33 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat e edicionit aktual në Korenë e Jugut ka tetë gola të shënuar e pesë asistime.
Gimpo ka 46 pikë në 32 ndeshje të luajtura dhe pozicionohet në mesin e tabelës.