Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pioli pritet të largohet nga Milani

Stefano Pioli

Skuadra e Milanit pritet ta shkarkojë trajnerin Stefanio Pioli në fund të këtij edicioni, shkruan të shtunën eksperti i transferimeve Fabrizo Romano.

Rezultatet e dobëta në Seria A dhe në Ligën e Evropës, kanë bërë që drejtuesit e Milanit të mendojnë për një trajner të ri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mësohet se spanjolli Julen Lopetegui mund të jetë zëvendësues i teknikut italian.
“Kuqezinjtë” në krye me Piolin këtë edicion nuk kanë treguar formë të lartë. Ata të enjten u eliminuan nga Roma në çerekfinale të Ligës së Evropës, ndërsa kanë humbur garën për titullin në Seria A.

Tekniku 58-vjeçar është në krye të Milanit prej dhjetorit të vitit 2019. Nën drejtimin e italianit, Milani e fitoi titullin në vitin 2021.