Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vdiq doktori i Barçës, shtyhet ndeshja

Barcelona

Klubi i Barcelonës ka njoftuar se të shtunën mbrëma ka vdekur doktori i ekipit të parë të skuadrës, Carles Minarro Garcia. Për këtë arsye është shtyrë ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunas e cila ishte paraparë të luhet nga ora 21:00. 

“Barcelona me pikëllim të thellë njofton se ka vdekur doktori i ekipit të parë, Carles Minarro Garcia. Për këtë arsye, ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunas është shtyrë për një datë tjetër. Bordi i Drejtorëve të Barcelonës dhe i gjithë stafi shpreh ngushëllimet të përzemërta familjes dhe miqve të tij gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkruhet në njoftimin e Barçës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç kanë raportuar mediumet spanjolle mësohet se lojtarët e Barçës s’kanë qenë në dijeni për rastin dhe janë njoftuar nga presidenti i klubit, pak pasi kishin mbërritur në stadium. 

Edhe lojtarët e Osasunas që po nxeheshin në fushë janë informuar dhe janë larguar.

Futbollistët e Barçës pasi u është kumtuar lajmi nga presidenti i klubit, Joan Laporta, kanë mbetur të shokuar.