Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Përzgjedhësi Tovërlani publikon listën për dy miqësoret

Afrim Toverlani Kosova u21

Selektori i Kosovës U21, Afrim Tovërlani

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll ka zhvilluar katër ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut. I ka tri fitore e një barazim.

Edhe dy ndeshje tjera miqësore me këtë përfaqësuese, Kosova U21 do t’i zhvillojë në këtë muaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të parën e zhvillon të mërkurën nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa të shtunën e ardhshme nga ora 15:00, e luan miqësoren tjetër në Shkup.

Përzgjedhësi Afrim Tovërlani të shtunën e publikoi listën për ndeshjet miqësore, që janë përgatitje për kualifikimet e Evropianit 2027 që do të organizohet në Shqipëri e Serbi.

Kosova është në Grupin A me Spanjën, Rumaninë, Finlandën, Qipron dhe San Marinon.

Përzgjedhësi Tovërlani ka ftuar 23 futbollistë.

Kualifikimet për në “Euro 2027”, Kosova i nis me ndeshjen në udhëtim te Rumania më 5 shtator, ndërsa i mbyll në Prishtinë më 6 tetor ndaj Finlandës.

Lista