Futboll

Përleshje në qendrën stërvitore të Wolfsburgut

Ralph Hassenhuttl

Trajneri i Wolfsburgut, Ralph Hassenhuttl, ka konfirmuar se Joakim Maehle dhe Mohammed Amoura, janë kapur për fyti në stërvitjen e së martës.

Wolfsburgu po kalon periudhë të vështirë në Bundesligë dhe situata në skuadër nuk është e mirë.

“Ndodh herë pas here, ka emocione në futboll. Njëri prej tyre e kaloi limitin dhe nuk ishte gjë e mirë. Do të ketë pasoja. Lojtarët duhet të pajtohen, të kërkojnë falje, ta pranojnë dënimin dhe të vazhdojnë”, ka thënë trajneri i Wolfsburgut, ka shkruar “Bulinews” të enjten.

Mediumi i njohur gjerman “Kicker”, ka shkruar se ka qenë Amoura që e ka nisur përleshjen.

Wolfsburgu është në vendin e 12-të në Bundesligë ndërsa të shtunën ballafaqohet me Borussia Dortmundin.