Futboll

Përleshje mes tifozëve të Interit e Atalantas, vdes një tifoz

Tifozi

Tifozi 26-vjeçar i Atalantas, Riccardo Claris, është therur me thikë të shtunën në mbrëmje gjatë përleshjeve me tifozët e Interit.

Ai nuk u mbijetoi plagëve që i mori në përleshjen afër shtëpisë së tij në Bergamo.

“La Repubblica” raportoi se dy grupet e tifozëve kanë nisur përleshjet në një lokal në Borgo Santa Caterina, që vazhdoi në rrugët afër stadiumit të Atalantas.

Sipas raportimit të mediumit italian, Claris është goditur me thikë në shpinë nga 19-vjeçari Jacopo De Simone, tifoz i Interit.

Ai është dorëzuar në polici.

Viktima ka dashur ta mbrojë vëllain e tij, që ishte duke u përleshur me dhjetë persona.

Thika është gjetur vetëm disa metra larg trupit të viktimës.