Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Përleshje mes drejtuesit të Dritës dhe tifozëve, ka të arrrestuar

Përleshje në futboll

Sekuencë nga video

Humbja nga Prishtina në gjysmëfinale të Kupës nuk është përballuar lehtë te Drita e Gjilanit. Tifozët “Intelektualët” kanë shprehur zemërimin e tyre pas ndeshjes. Ka pasur edhe tensione të shumta, ndërsa ka ndërhyrë policia.

Por me kaq nuk përfundoi e gjitha. Është bërë e ditur që drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, ka pasur konflikt me njërin prej drejtuesve të tifozëve “Intelektualët”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 18:10, njësitë policore të Stacionit Policor Gjilan, kanë reaguar në një rast  të raportuar se në një kafiteri të qytetit në Gjilan disa persona kanë sulmuar fizikisht pronarin e kafiterisë. Për këtë rast policia ka vepruar duke arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët kanë marrë pjesë në këtë rast. Tani të dyshuarit janë duke u intervistuar në lokalet policore dhe do të ndërmirren veprime ligjore në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë nga Policia e Kosovës në Gjilan për KOHËN.