Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Përfundon edicioni për Kreshnik Hajrizin

Kreshnik Hajrizi

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Kreshnik Hajrizi, nuk do të mund të luajë në edicionin aktual.

Një lëndim muskulor ia ka pamundësuar Hajrizit ta përfundojë këtë sezon, ka njoftuar skuadra e Luganos të enjten mbrëma.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

24-vjeçari u lëndua në fitoren 3:1 të Luganos në udhëtim te Lausanne Ouchy më 30 mars.

“I lënduar të shtunën më 30 mars kundër Lausanne-Ouchyt, Kreshnik Hajrizi ka lëndim të shkallës së lartë në kofshën e këmbës së djathtë. Koha e shërimit është të paktën dy muaj dhe sezoni mund të konsiderohet i humbur për mbrojtësin e qendrës. Të urojmë shërim të shpejtë ‘Kresh’”, ka shkruar Lugano të enjten.

Lugano ka njoftuar po ashtu se nga lëndimi është rikthyer Uran Bislimi.

Hajrizi ka zhvilluar 31 ndeshje në edicionin aktual ndërsa ka shënuar dy gola.