Futboll

Përfundon baras ndeshja Fiorentina – Genoa

Fiorentina - Genoa

Ka përfunduar pa fitues ndeshja në mes të Fiorentinës dhe Genoës. Ndeshja e luajtur të hënën mbrëma përfundoi baras, 1:1, në kuadër të javës së 32-të të Serie A.

Golin e parë e shënoi Genoa nëpërmjet Albert Gudmundssonit. Ai shënoi në minutën e 42-të, ndërsa për 1:1 shënoi Jonathan Ikone në minutën e 54-t. 

Fiorentina është në vendi ne dhjetë me 44 pikë, derisa Genoa dy pozita më poshtë me 39 pikë.