Futboll

Përballje jo e lehtë për Bayernin në Bundesligë

Bayern Munchen

Pasi mposhti fituesin në fuqi të Ligës së Kampionëve, Bayern Muncheni do të kërkojë të vazhdojë serinë e jashtëzakonshme të fitoreve edhe në Bundesligë.

Bayerni të martën e mposhti Paris Saint-Germainin me rezultatin, 2:1 në “Parkun e Princave”.

Bayerni është lider në elitën gjermane me 27 pikë. I ka fituar të gjitha 16 ndeshjet garuese të edicionit 2025/2026.

Ekipi që drejtohet nga trajneri Vincent Kompany të shtunën do të ketë punë të vështirë ndaj Union Berlinit.

Ndeshja Union Berlin – Bayern fillon nga ora 15:30 dhe i takon xhiros së dhjetë të Bundesligës.

Union Berlini ka 11 pikë në pozitën e dhjetë.

Bayerni ka fituar tetë nga 12 takimet e fundit ndaj Union Berlinit.

Të shtunën është edhe një ndeshje interesante, që luhet ndërmjet Hoffenheimit dhe RB Leipzigut nga ora 15:30.

Për Hoffenheimin luajnë tre reprezentuesit e Kosovës, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

Hoffenheimi ka 16 pikë në pozitën e gjashtë. Leipzigu është në vendin e dytë me 22 pikë.