Kanë mbetur më pak se një orë nga fillimi i ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Interit.
Kjo do të jetë finalja e dytë që do të zhvillohet mes një skuadre franceze dhe një skuadre italiane në histori të “Championsit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë edicionin 1992/93 u zhvillua finalja e parë mes një skuadre franceze dhe një skuadre italiane ku u ballafaquan Marseille dhe Milani. Marseille në atë kohë e kishte fituar Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Milanin 1:0.
Marseille mbetet e vetmja skuadër nga Franca që e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.
Parisienët e kërkojnë trofeun e parë të garës elitare evropiane. Interi nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve nga viti 2010 dhe është në kërkim të trofeut të katërt në histori.