Paris Saint-Germaini është fitues i Ligës së Kampionëve pas paraqitjes brilante në finalen e zhvilluar në Munih ndaj Interit.
PSG-ja dominoi plotësisht të shtunën ndaj skuadrës italiane dhe fitoi 4:0 në “Munih Football Arena”. Për skuadrën franceze ishte trofeu i parë i Ligës së Kampionëve. Ekipi i drejtuar nga trajneri Luis Enrique e fitoi “tripletën” nën drejtimin e teknikut spanjoll, pas titullit në Ligue 1 dhe Kupës së Francës. Për Luis Enriquen është “tripleta” e dytë, pas sukseseve që pati me Barcelonën në vitin 2015.
Në finale ishte edhe në vitin 2020, PSG-ja u mposht nga Bayern Munichu në Lisbonë, 1:0. Por pesë vjet më vonë, PSG-ja festoi pikërisht në stadiumin e skuadrës bavareze. Ndërkohë, Interi e pësoi disfatën e dytë në finale të ngjarjes kontinentale, brenda tre vjetësh. Para dy edicioneve u mposht 1:0 nga Manchester City.
Me dy gola e një asistim, ylli i mbrëmjes ishte 19-vjeçari Desire Doue.
Doue pas një aksioni të ndërtuar në mënyrë të shkëlqyer, e dha pasimin e fundit për mbrojtësin Achraf Hakimin. Hakimi realizoi në portën e zbrazët, por nuk festoi ndaj ish-skuadrës. Marokeni realizoi në minutën e 12-të.
Dominimi i parisienëve vazhdoi edhe në minutat në vijim. Tetë minuta më vonë, për 2:0 shënoi vetë Doue, sulmuesi i talentuar. Kësaj radhe ai u asistua nga Ousmane Dembele, por edhe me ndihmën e devijimit të mbrojtësit Federico Dimarco.
Doue ishte i pagabueshëm edhe në minutën e 63-të. Një veprim shumë i mirë i Dembeles në mesfushë kur pasoi për Vitinhan, në fund rezultoi me golin për 3:0. Vitinha, njëri prej më të mirëve në fushën e lojës, pasoi për Douen që ishte i pagabueshëm në minutën e 63-të.
“Kjo do të thotë çdo gjë. Tifozët janë arsyeja kryesore pse kemi dashur ta fitojmë këtë trofe, por e kemi dashur trofeun edhe për arsye të tjera. Është ëndërr e jona. Është ëndërr e imja dhe jam krenar që ia arritëm. Fitorja thotë çdo gjë për këtë grup lojtarësh. Është ekip shumë i mirë dhe rezultati nuk është nga magjia. Tani do të festojmë”, ka deklaruar pas ndeshjes mesfushori i parisienëve për “TNT Sports”.
Dembele, njëri prej kandidatëve për ta fituar “Topin e Artë” në muajin shtator, në asistues u kthye edhe në minutën e 73-të kur shënoi Khvicha Kvaratskhelia.
Gjeorgjiani i vetëm përballë portierit zviceran, realizoi për 4:0.
PSG-ja e shënoi edhe golin e pestë në minutën e 87-të, për ta bërë mbrëmjen edhe më të vështirë për Interin dhe tifozët e kësaj skuadre. 19-vjeçari Senny Mayulu me asistim të Bradley Barcolas e vendosi sfidën tre minuta para fundit. Ai shënoi edhe me ndihmën e shtyllës pingule duke e vulosur dominimin e parisienëve.
Te skuadra e Interit nga minuta e 70-të luajti mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani. Por, nuk la gjurmë si asnjëri prej bashkëlojtarëve të tij.
Me triumfin e së shtunës, PSG-ja u bë skuadra e dytë franceze që e fiton Ligën e Kampionëve. Në finalen e vitit 1993, Marseille e kishte mposhtur 1:0 Milanin, rivalin e Interit. PSG-ja u bë edhe fituesja e 24-t e trofeut të çmuar, me rezultatin më të thellë në një finale të Kupës Evropiane. Real Madridi kishte fituar në vitin 1960 ndaj Eintracht Frankfurtit 7:3, Bayern Munichu 4:0 e mposhti Atletico Madridin në vitin 1974. Në vitet 1989 dhe 1994, Milani kishte fituar 4:0 ndaj Steauas dhe Barcelonës.
PSG-ja thyen rekordin 65-vjeçar të Championsit
Paris Saint-Germaini arriti fitore madhështore në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit, duke e shkatërruar me rezultat 5:0 dhe duke u shpallur për herë të parë kampion i Evropës.
Me këtë triumf të madh në stadiumin “Allianz Arena”, kampioni francez theu rekordin 65-vjeçar të Ligës së Kampionëve, duke regjistruar fitoren më të thellë në historinë e një finaleje të kësaj gare.
Deri më tani, rekordin e mbante Real Madridi, që më 1960 kishte mposhtur Eintracht Frankfurtin me rezultat 7:3 – një epërsi prej katër golash. Por epërsia prej pesë golash e PSG-së sonte hyn në histori si më e madhja ndonjëherë në një finale të këtij niveli.
Achraf Hakimi, Desira Doue (2), Khvicha Kvaratskhelia dhe Senny Mayulu ishin heronjtë e fitores për parisienët, duke vulosur natë historike për klubin francez.
Për të gjetur fitore të tjera të thella në finalet e Ligës së Kampionëve, duhet të kthehemi shumë pas në histori. Deri më tani, Milani mbante rekordin për fitoren më të thellë që nga riemërtimi i garës në “Liga e Kampionëve” në vitin 1992, kur në vitin 1994 mposhti Barcelonën me 4:0.
Zgjidhet lojtari më i mirë i finales
Lojtari më i mirë i finales së Ligës së Kampionëve është zgjedhur Desire Doue.
Doue i luajti 66 minuta, shënoi dy gola dhe e pati një asistim. Ai pati katër tentime për gol. Shpejtësinë maksimale e pati 33.2 km/h, ndërsa vrapoi 5.7 kilometra.
Natë për t’u harruar për Interin, PSG-ja shënon golin e pestë
PSG-ja e shënoi edhe golin e pestë për ta bërë mbrëmjen edhe më të rëndë për Interin dhe tifozët e kësaj skuadre.
Senny Mayulu me asistim të Bardley Barcolas tre minuta para fundit, realizoi për 5:0.
VIDEO:
Gol de Mayulu.
PSG 5-0 INTER.
Que paseo y humillación 😂 #UCLFinal
pic.twitter.com/HK233OUImM
Kvaratskhelia vulos dominimin e PSG-së
PSG-ja nuk është duke u ndalur në finalen ndaj Interit.
Khvicha Kvaratskhelia e shënoi golin për 4:0.
Gjeorgjiani shënoi në minutën e 73-të.
Ousmane Dembele pasoi mirë për Kvaratskhelian, që ishte i pagabueshëm përballë portierit Yann Sommer.
VIDEO:
4-0 PSG.
KVARATSKHELIA MAKES IT FOUR !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! INTER ARE BEING DESTROYED AND THE WHOLE WORLD IS WITNESSING IT !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
pic.twitter.com/xReL4N9XGt
Doue me tjetër gol, PSG-ja afër trofeut
Desire Doue ka shkëlqyer me tjetër gol në finale të Ligës së Kampionëve.
Golin e pestë të edicionit aktual të “Championsit”, Doue e shënoi në minutën e 64-t.
Ai u asistua nga Vitinha.
VIDEO:
DOUE!!!! 19 YEARS OF AGE!!! ARE YOU MAD!!!!!
pic.twitter.com/HK9yFhi2mb
Vitinha, “magjistari i mesfushës”
Magjistari i mesfushës te skuadra e Paris Saint-Germainit në pjesën e parë ka qenë padyshim, Vitinha.
Portugezi pati 50 prekje të topit, ndërsa 96 për qind të pasimeve të tij ishin të sakta.

PSG-ja, 45 minuta larg historisë
Paris Saint-Germaini ka zhvilluar pjesë të parë të jashtëzakonshme në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën, duke e ndihmuar të jetë në epërsi 2:0 ndaj Interit.
Lojtari kryesore i kësaj pjesëloje ishte padyshim sensacioni 19-vjeçar Desire Doue – që realizoi gol e asist.
Doue asistoi te Achraf Hakimi në minutën e 12-të dhe shënoi vetë në të 20-n për ta çuar në pushim me dy gola epërsi PSG-në.
Në rast se arrin ta ruajë epërsinë, PSG-ja do ta fitojë për herë të parë Ligën e Kampionëve.
Doue hyn në histori
Desire Doue, shënuesi i golit të dytë në finalen e Championsit ndaj Interit, do të jetë 20-vjeçar të martën.
Ai realizoi për 2:0 për PSG-në dhe u bë vetëm tinejxheri i tretë që shënon në finale të Ligës së Kampionëve pas Patrick Kluivertit me Ajaxin në vitin 1995, dhe Carlos Albertos me Porton në vitin 2004, shkruan faqja e UEFA-s.
Kluivert dhe Carlos Alberto e fituan trofeun në finalet ku realizuan gola.
Interi pa plan adekuat pas 35 minutash lojë
Interi ka pranuar dy gola të shpejtë nga PSG-ja në finale të Championsit.
Dhe ende nuk e ka gjetur rrugën për t’u kthyer në lojë.
Deri tani, skuadra e trajnerit Simone Inzaghi është pa planin adekuat për ta thyer mbrojtjen e fortë të parisienëve.
Po zhvillohet minuta e 35-të.
Doueeeeeeee, dyfishohet rezultati në Munih
Paris Saint-Germaini ka vazhduar dominimin ndaj Interit dhe e ka shënuar golin e dytë.
Desire Doue realizoi për 2:0 në minutën e 20-të.
Ai shënoi falë devijimit nga Federico Dimarco.
VIDEO:
Gol del PSG… DOUÉ
PSG 2-0 INTER. #UCLFinal
pic.twitter.com/uOWfbcrvbl— MT2 (@madrid_total2) May 31, 2025
GOOOOOOOOOOOL, zhbllokohet rezultati
Achraf Hakimi e ka dënuar ish skuadrën e tij Interin dhe e ka kaluar në epërsi Paris Saint-Germainin.
Pas një super aksioni të ndërtuar në minutën e 12-të, Hakimi realizoi nga afërsia me lehtësi.
Desire Doue ishte asistues.
VIDEO:
HAKIMI WHAT A GOAL!!! pic.twitter.com/tKwxIdDB0v
PSG-ja e ka kontrollin e lojës në fillim të ndeshjes
Lojtarët e Paris Saint-Germainit e kanë marrë kontrollin e lojës në 10-të minutat e para të ndeshjes.
Presioni është i lartë nga francezët, që janë më kërkues për shënimin e golit.
Desire Doue po shfaqet i rrezikshëm në krahun e djathtë.
Atmosfera në stadium është e zjarrtë.
Kvaratskhelia mund ta fitojë “tripletën e pazakontë”
Në natën e Ligës së Kampionëve mund të ketë një fitues të “tripletës së pazakontë”.
Ai mund të jetë Khvicha Kvaratskhelia, futbollisti i krahut që aktivizohet tani te Paris Saint-Germaini.
Kvaratskhelia u transferua te PSG-ja nga Napoli në muajin janar.
Ai e fitoi kampionatin elitar francez me PSG-në, por ka marrë medalje edhe për titullin e fituar nga Napoli në Serie A pasi ka shënuar pesë gola në këtë sezon për skuadrën italiane.
Ai mund ta fitojë “tripletën e pazakontë”, Ligën e Kampionëve, Ligue 1 të Francës dhe Serie A të Italisë, të gjitha në një sezon të vetëm.
Historia prekëse e Luis Enriques me vajzën e tij
Në qershor të vitit 2019, më pak se një vit pasi e mori drejtimin e Spanjës, Luis Enrique njoftoi se po largohej për arsye personale.
Më vonë u mësua se vajza tashmë e ndjerë e teknikut spanjoll, Xana, kishte kancer të eshtrave. Ajo vdiq në moshën nëntëvjeçare.
“Trupi i saj ka shkuar. Por ajo nuk ka vdekur. Ajo është ende me ne”, ka thënë Luis Enrique.
Në kujtim të saj, ai dhe gruaja e Luis Enriques, kanë themeluar një fondacion që i ndihmon fëmijët e sëmurë apo familjet që kanë nevojë.
Kush është favorit, përvoja apo freskia e të rinjve?
Mosha mesatare e formacionit titullar të Interit këtë edicion është 30 vjet e 19 ditë – më e vjetra nga të gjitha 36 ekipet e përfshira në këtë sezon të Ligës së Kampionëve.
Mosha mesatare e ekipit të PSG-së është 24 vjet e 262 ditë.
Kush është favorit për të triumfuar, përvoja e lojtarëve në moshë të Interit, apo të rinjtë e PSG-së?
Finalja e tinejxherit
Tinejxheri Desire Doue është titullar te Paris Saint-Germaini. Ai madje nuk ishte i lindur fare kur Liverpooli e mposhti Milanin në vitin 2005.
Tani si 19-vjeçar, Doue synon që ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Ai tashmë e ka fituar kampionatin elitar francez dhe Kupën e Francës.
Yjet e PSG-së që nuk e kanë fituar “Championsin”
Kylian Mbappe, Neymar, Lionel Messi, George Weah, Ronaldinho, David Beckham, Zlatan Ibrahimoviq.
Lista me superyje të futbollit që kanë luajtur për Paris Saint-Germainin është e gjatë.
Të gjithë synim e kishin Ligën e Kampionëve, por nuk ia arritën atij suksesi.
Më së afërmi ishte Mbappe, por u mposht në vitin 2020 nga Bayern Munichu 1:0, në finalen e zhvilluar në Lisbonë.
Tani asnjëri prej yjeve të përmendur më lartë nuk janë pjesë e PSG-së.
Ekipi i ndërtuar nga trajneri Luis Enrique mund ta arrijë suksesin e fitimit të trofeut më të çmuar evropian për klube.
Kaq shkon çmimi i një bilete në treg të zi për finalen e “Championsit”
Ka shumë tifozë që sillen në Munih përreth stadiumit “Allianz Arena” dhe janë në kërkim të një bilete për ta parë finalen nga shkallët e stadiumit.
Disa tifozë të Interit kanë ecur me shkrime “dua bileta”.
Jashtë stadiumit, një person ka ofruar deri në 2000 euro biletë, shkruan BBC.
Luis Enrique mund t’u bashkohet elitës së trajnerëve për suksese
Luis Enrique do të hyjë në mesin e trajnerëve të suksesshëm si Carlo Ancelotti, Jose Mourinho, Otmar Hitzfeld, Jupp Heynckes, e Pep Guardiola, sa u përket sukseseve të arritura në “Champions”.
Nëse tekniku spanjoll e fiton Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germainin, do të ishte suksesi i dytë, me dy klube të ndryshme.
Luis Enrique në vitin 2015 e fitoi Ligën e Kampionëve edhe me Barcelonën.
Dembele do të luajë edhe për “Topin e Artë”
Nëse Paris Saint-Germaini e fiton Ligën e Kampionëve dhe sulmuesi Ousmane Dembele shfaq formë të lartë individuale, mund të bëhet njëri prej favoritëve për ta fituar “Topin e Artë”.
Kështu ka shkruar të shtunën mediumi francez “L’Equipe”.
Lamine Yamal i Barcelonës vlerësohet kandidati i tij kryesor për trofeun e çmuar individual.
Ceremonia për çmimin “Topi i Artë” do të mbahet më 22 shtator.
Do të votojë juria profesionale bashkë me 100 gazetarë nga 100 shtete që janë të pranuara në FIFA.
Votimi do të mbyllet në fund të muajit gusht.
Para kësaj ngjarjeje, do të organizohet edhe Kupa e Botës për Klube, prej 14 qershorit deri më 13 korrik.
“France Football” do ta bëj publike listën me 30 lojtarët e përzgjedhur me më së shumti vota.
Për herë të dytë në finale, një ekip francez dhe një ekip italian
Kanë mbetur më pak se një orë nga fillimi i ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Interit.
Kjo do të jetë finalja e dytë që do të zhvillohet mes një skuadre franceze dhe një skuadre italiane në histori të “Championsit”.
Në edicionin 1992/93 u zhvillua finalja e parë mes një skuadre franceze dhe një skuadre italiane ku u ballafaquan Marseille dhe Milani. Marseille në atë kohë e kishte fituar Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Milanin 1:0.
Marseille mbetet e vetmja skuadër nga Franca që e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.
Parisienët e kërkojnë trofeun e parë të garës elitare evropiane. Interi nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve nga viti 2010 dhe është në kërkim të trofeut të katërt në histori.
Tifozët e PSG-së sulmohen në metro
Tifozët e Paris Saint-Germainit janë sulmuar në një metro në Munih të shtunën, pak orë para finales së Ligës së Kampionëve.
Finalja PSG – Inter nis në orën 21:00.
“Tifozë të veshur me fanella të Interit, që është raportuar se kanë pasur gjësende të forta në duar, kanë sulmuar tifozët e PSG-së. Të paktën një tifoz i Parisit është i lënduar. Policia ka intervenuar me gaz lotsjellës për ta qetësuar situatën”, ka shkruar mediumi francez “L’Equipe”.
“Përplasja ka ndodhur në stacionin e metrosë Universitat, në të cilën është përdorur sprej lotsjellës. Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë”, ka shkruar Policia e Munihut në platformën X.
VIDEO:
Meanwhile in Munich, PSG and Inter fans are fighting... ⚔️ pic.twitter.com/h8Kf0uZHU3
Formacionet zyrtare PSG – Inter
Janë publikuar formacionet zyrtare të finales së Ligës së Kampionëve.
Formacioni i PSG-së:

Formacioni i Interit:
