Futboll

Për blerjen e Barcelonës ofrohen 10 miliardë dollarë

Barcelona

Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, dëshiron të blejë Barcelonën dhe ka ofruar një shumë marramendëse prej 10 miliardë dollarë.

Kështu ka raportuar gazetari spanjoll François Gallardo.

Klubi spanjoll aktualisht vlerësohet rreth 6 miliardë dollarë amerikanë. Vlerësohet klubi i tretë më i shtrenjtë në botë pas Manchester Unitedit dhe Real Madridit.

Sauditët kanë investuar shumë në sport vitet e fundit dhe nuk kanë të ndalur. Përkundrazi, sauditët synojnë nivelin më të lart.

Princi i Kurorës Saudite, po e mbikëqyr personalisht këtë blerje.

Barça ka një borxh të vlerësuar prej 2.5 miliardë eurosh. Një investim saudit mund të ristrukturojë klubin.