Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pensionohet Ferhan Hasani, ikona e Shkëndijës së Tetovës

Ferhan Hasani

Ikona e skuadrës së Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani, i ka dhënë fund karrierës si futbollist aktiv në moshën 34-vjeçare. 

Lajmi është bërë i ditur të premten nga vetë futbollisti, që ka publikuar një video emocionuese në rrjetet sociale. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hasani përveç Shkëndijës së Tetovës, karrierë ka bërë edhe te Wolfsburgu, Brondby, Al Raedi, Helsinki, Partizani dhe Helsingori. 

Ka luajtur edhe për Maqedoninë e Veriut në 43 ndeshje. 

Dy herë e ka fituar titullin në Maqedoninë e Veriut dhe një herë Kupën. 

Edhe me Helsinkin është shpallur kampion dhe fitues i Kupës në Finlandë. 

Në 171 ndeshje me Shkëndijën i realizoi 75 gola dhe kontribuoi me 51 asistime.