Futboll

Pefqeli “Ylli i Javës”

Mërgim Pefqeli

Mërgim Pefqeli i Dukagjinit është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll. 

Ishte komisioni i veteranëve të futbollit, ai që ka vlerësuar Pefqelin si më të mirin e javës. 

31-vjeçari Pefqeli shënoi gol të bukur me kokë të dielën në fitoren e skuadrës së Dukagjinit. 
Dukagjini në shtëpi fitoi 2:0 ndaj Gjilanit. 

“Falënderoj stafin e klubit që u angazhuan gjatë gjithë javës me taktikat dhe përgatitjen e lojës për ta mundur Gjilanin. Gjithçka që kemi punuar gjatë javës ishte shumë efektive në ndeshje dhe kjo ka qenë pika kryesore në fitoren ndaj Gjilanit. Falënderoj të gjithë bashkëlojtarët dhe stafin teknik që më ndihmuan të shënoj gol. Këtë gol, fitoren dhe çmimin ‘Ylli i Javës’ ia dedikoj babit tim të ndjerë i cili kishte ditëlindjen”, ka thënë Pefqeli për faqen zyrtare të FFK-së.