Futboll

Dukagjini shënon fitoren e parë të sezonit

Dukagjini

Përditësim, 18:27 - Dukagjini i Klinës e ka shënuar fitoren e parë të sezonit. 

Të dielën, skuadra klinase realizoi fitore 2:0 ndaj Gjilanit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. 

Mërgim Pefqeli në minutën e 34-t realizoi për 1:0 me kokë, ndërsa Iljasa Zulfiu, që u zyrtarizua nga klinasit të shtunën, realizoi për 2:0 në minutën e parë të kohës shtesë. 
Dukagjini në ndeshjen e parë u mposht 3:2 nga Prishtina, ndërsa Gjilani barazoi me Ballkanin. 
Gjilani mbetet me një pikë pas dy ndeshjeve.


Dukagjini dyfishon epërsinë

Përditësim, 18:22- Dukagjini e ka dyfishuar epërsinë ndaj Gjilanit. 
Iljasa Zulfiu, që u prezantua të shtunën nga skuadra klinase, e realizoi golin për 2:0, në minutën e parë të shtesës.


Dukagjini në epërsi pas pjesës së parë

Përditësuar, 17:22 - Pjesa e parë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, është mbyllur me epërsi të Dukagjinit ndaj Gjilanit. 
Dukagjini është duke fituar 1:0 me golin e shënuar nga mesfushori Mërgim Pefqeli. 
Ndeshja i takon xhiros së dytë të Superligës së Kosovës.


Pefqeli kalon Dukagjinin në epërsi

Mërgim Pefqeli ka kaluar në epërsi skuadrën e Dukagjinit ndaj Gjilanit, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.  

Pefqeli realizoi në minutën e 34-t për rezultatin 1:0. 

Ai realizoi me kokë pas harkimit të Vitor Hugos.