Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, mund të largohet nga Roma si lojtar i lirë në verë dhe t’i bashkohet Milanit.
Kështu ka raportuar të mërkurën “Corriere dello Sport”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDybala ka dëshirë të jetë sërish nën urdhrat e trajnerit Massimiliano Allegri. Të dy e njohin njëri-tjetrin shumë mirë nga koha së bashku në Juventus.
Megjithatë, për t’u realizuar kjo lëvizje, duhet të përmbushen disa kushte. Së pari, Dybala dhe drejtuesit e Milanit duhet të bien dakord për pagën, gjë që për ekipin kuqezi është shumë e rëndësishme. Milani planifikon shitjen e Rafael Leaos në verë dhe mund të hapë rrugë për një kalim të Dybalas te Milani.