Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pas Tares, edhe presidenti i Milanit flet për Jasharin

Ardon Jashari

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, të dielën e konfirmoi ofertën e re për mesfushorin e Club Brugget, Ardon Jashari. Ndërkohë të martën rreth situatës së Jasharit ka folur edhe presidenti i “kuqezinjve”, Paolo Scaroni. 

Në një intervistë për media, Scaroni theksoi se Jashari me çdo kusht dëshiron të vijë te Milani. Ai gjithashtu tha se nuk do të bëjnë më ofertë për reprezentuesin e Zvicrës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk duam të ofrojmë shumë, ai mezi pret të vijë me çdo kusht”, u shpreh shkurt 78-vjeçari. 

Të hënën u raportua se Brugge e ka refuzuar edhe ofertën e fundit të Milanit për Jasharin.

22-vjeçari e fitoi epitetin e lojtarit më të mirë në kampionatin elitar belg në edicionin e kaluar, ndërsa u shpall edhe lojtari më i mirë i Club Brugget. 

Ai i zhvilloi 52 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa pati kontribut prej katër golave të shënuar e gjashtë asistimeve.