Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pas përfshirjes së mafias, gjykata e merr kontrollin e klubit italian

Crotone

Klubi italian i kategorisë së tretë, Crotone, është vendosur nën administrim gjyqësor për një vit, pasi policia gjeti prova të mjaftueshme për infiltrim të mafias, thanë prokurorët italianë.

Crotone, klubi nga regjioni jugor i Kalabrisë që është shtëpia e mafias së fuqishme “Ndrangheta”, është i shtati në njërën prej grupeve të Serie C. Ka pesë pikë nga katër ndeshje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Crotone luajti në Serie A nga viti 2016 deri në vitin 2018 e më pas sërish në edicionin 2020/2021.

Vendimi i gjykatës nënkupton që klubi e vazhdon aktivitetin, por nën mbikëqyrjen e administratorëve të emëruar nga gjykata.

Vetë klubi nuk është nën hetim.

Zyra e prokurorit në Catanzaro deklaroi se “Crotone ishte nënshtruar gjatë dekadës së fundit, drejtpërdrejt apo së paku tërthorazi, ndaj kushteve të frikësimit dhe nënshtrimit nga anëtarët e klaneve lokale të Ndranghetas”.

Mafia ishte e përfshirë në operacionet e sigurisë dhe shitjes së biletave.

Përfshirja e mafias në futbollin italian është fenomen i njohur.