Rasti gjyqësor i Manchester Cityt, i akuzuar për plot 115 shkelje të rregullave financiare, ende nuk ka marrë epilog, ndërsa tashmë në Angli ka shpërthyer një tjetër skandal i ngjashëm. Këtë herë në telashe është Chelsea.
Klubi londinez akuzohet për 74 shkelje të rregullave të Federatës Angleze të Futbollit (FA) lidhur me transferimet e lojtarëve. Më saktësisht, bëhet fjalë për shkelje që lidhen me bashkëpunimin me agjentët dhe investimet e palëve të treta në futbollistë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas FA-së, shkeljet dyshohet se kanë ndodhur gjatë periudhës 2009–2022, kohë kur klubi ishte në pronësi të Roman Abramovich. Shumica e akuzave i përkasin sezoneve nga 2010/11 deri më 2015/16.
Rasti u raportua te FA nga pronarët aktualë amerikanë të klubit, gjatë analizës që ata bënë me rastin e blerjes së Chelseat. Klubi tani duhet të dorëzojë një deklaratë zyrtare deri më 19 shtator.
FA ka në dispozicion një gamë të gjerë sanksionesh, duke filluar nga zbritja e pikëve e deri te ndalimi i transferimeve.
Megjithatë, në Chelsea shpresojnë se dënimi do të jetë më i lehtë, meqë ata vetë i raportuan parregullsitë e zbuluara. Pritet që i gjithë procesi të përfundojë shpejt, madje edhe para se të dalë vendimi për Manchester Cityn.