Pas debutimit te Shqipëria me asistim ndaj Jordanisë në fitoren 4:2, Nazmi Gripshi ka vazhduar me formë të mirë edhe tek Astana në Kazakistan.
Gripshi e shënoi golin e 16-të të edicionit, krahas gjashtë asistimeve, në fitoren 5:3 të dielën ndaj Aktobes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë fitore, Astana ka mbajtur gjallë shpresat për ta fituar kampionatin. Ka 56 pikë në vendin e dytë, dy më pak se Kairat Alamty lider.
Ndeshja Kairat Alamty – Astana luhet më 26 tetor dhe vendos për titull.
Gripshi, mesfushori 28-vjeçar me tipare sulmuese që është golashënuesi më i mirë i ligës, shënoi nga penalltia për 4:2 në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.