Skuadra e Partizanit të Tiranës të enjten mbrëma ka barazuar në udhëtim me skuadrën nga Estonia, Kalju.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Kadrioru Staadion” në Tallin përfundoi 1:1. Kjo ndeshje i takoi raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMattias Mannilaan e kaloi në epërsi Kaljun në minutën e 47-të.
Gëzimi i vendësve nuk zgjati shumë pasi katër minuta më pas, Xhuliano Skuka, i barazoi shifrat.
Ndeshja e kthimit do të luhet të enjten e ardhshme në stadiumin “Air Albania” në Tiranë nga ora 20:00.