Lautaro Valenti ka realizuar gol në minutën e 98-të për t’ia siguruar tre pikët shumë të vlefshme skuadrës së Parmas.
Parma të shtunën pasdite në shtëpi e mposhti Monzan me rezultatin 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja ishte e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit italian.
Mesfushori brazilian, Hernani, ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 56-të për ta kaluar në epërsi skuadrën e Parmas.
Shifrat për Monzan i barazoi mbrojtësi portugez, Pedro Pereira, në minutën e 85-të.
Ndërsa Valenti në fund të ndeshjes e realizoi golin e fitores për 2:1.
Nga minuta e 54-t mysafirët ishin me një futbollist më pak në fushë pasi Pablo Mari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Monzas iu anulua edhe një gol i shënuar në minutën e tretë nga sulmuesi Patrick Ciurria.
Parma ka 18 pikë dhe renditet në pjesën e poshtme të tabelës.
Monza ka dhjetë pikë dhe është në vendin e fundit.