Paris Saint-Germaini të premten mbrëma i ka fituar pikët e plota në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të të Ligue 1 të Francës.
Parisi me vështirësi e mposhti Auxerren në udhëtim me rezultatin 1:0.
Golin e fitores për parisienët e shënoi Bradley Barcola në minutën e 79-të. Ai u asistua nga Ousmane Dembele.
Për Parisin ishte fitorja e pestë radhazi në kampionat. Ndërkohë për Auxerren është disfata e pestë radhazi në të gjitha garat.
Parisi më këtë fitore është ngritur përkohësisht në vendin e parë me 45 pikë.
Lensi ka 43 pikë në vendin e dytë, por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Auxerre është në pozitën e parafundit me 12 pikë.