Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Parisi e nis me fitore mbrojtjen e titullit, vendimtar Vitinha

PSG

Goli i shënuar nga mesfushori portugez, Vitinha, e ka vendosur ndeshjen ndërmjet Nantesit dhe Paris Saint-Germainit. 

Parisi të dielën e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit duke e mposhtur Nantesin me rezultatin 1:0. Ishte kjo xhiroja e parë e edicionit 2025/26. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vitinha golin e fitores për parisienët e realizoi në minutën e 67-të pas asistimit të Nuno Mendesit. 
PSG-së iu anulua edhe një gol i Gonçalo Ramosit në minutën e 76-të për shkak të pozitës jashtë loje. 
Parisi të mërkurën e fitoi Superkupën e UEFA-s duke e mposhtur në finale Tottenham Hotspurin pas ekzekutimit të penalltive.