Mbrojtësi i majtë i Kosovës që aktivizohet te Koelni në Bundesliga 2, Leart Paqarada, është zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator te kjo skuadër.
Lajmi është publikuar të enjten në faqen zyrtare të Koelnit, ndërsa është zgjedhur me vota të tifozëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“29-vjeçari është zgjedhur nga tifozët lojtar i muajit për shkak të pesë asistimeve në katër ndeshje garuese. Paqarada vendosi rekord në Bundesliga 2 në ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Karlsruherit, me katër asistime në një pjesë. Urime për çmimin si lojtari më i mirë i muajit shtator, Paqa!”, ka shkruar Koelni të enjten.
Koelni në ndeshjen e fundit barazoi 4:4 me Karlsruherin.
Në shtatë ndeshje gjithsej të edicionit aktual në Bundesliga 2, ka gjashtë asistime.