Ylli i Chelseat, Cole Palmer, do të mbetet edhe për pak kohë jashtë fushës, pasi e ka thyer gishtin e këmbës në një aksident në shtëpi.
Sulmuesi anglez vetëm sa është kthyer në stërvitje pas dy muajsh mungesë për shkak të një lëndimi muskulor.
23-vjeçari ka goditur gishtin e vogël të këmbës së majtë në një derë të shtëpisë dhe e ka thyer ashtin e tij.
Ai do të mungojë në ndeshjet ndaj Burnleyt, Barcelonës dhe Arsenalit.
Këtë e ka konfirmuar trajneri i skuadrës londineze, Enzo Maresca.