Cole Palmer i Chelseat po tregon ndeshje të jashtëzakonshme kundër Brightonit. Ylli anglez arriti të shënonte hat-trick për 10 minuta.
Chelsea po udhëheq 3:2 ndaj Brightonit kur ndeshja po shkon drejt fundit të pjesës së parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPalmeri fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 21-të, më pas shënoi edhe dy gola të tjerë për rezultatin 3:1. Në minutën e 27-të shënoi nga penalltia, ndërsa katër minuta më vonë realizoi supergol nga gjuajtja e lirë.
22-vjeçari ka pesë gola dhe katër asistime këtë sezon në Premier League.
Për Brightonin shënoi Georginio Rutter në minutën e shtatë dhe Carlos Baleba në të 34-n.