Futboll

Palmer i befasuar që Donald Trumpi nuk u largua nga skena që ishte për Chelsean

Cole Palmer

Cole Palmer po kërcente pas Reece Jamesit, derisa kapiteni i Chelseat po merrte trofeun për Kupën e Botës për Klube. Në të majtën e kapitenit ishte presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Ai po qëndronte afër kapitenit dhe portierit Robert Sanchez.

“E dija që ai do të ishte këtu, por nuk e dija që do të ishte në skenë kur ngritëm trofeun. Kështu që isha pak i hutuar”, ka thënë Palmer.

Anglezi Palmer u shfaq lojtari më i mirë i Botërorit për Klube. Ishte edhe më i miri i finales.

Palmer shkëlqeu për ta udhëhequr Chelsean drejt fitores 3:0 ndaj PSG-së në finalen e së dielës. Shënoi dy gola dhe asistoi në të tretin. 

Presidenti Trump shikoi në stadium finalen. I ndau medaljet bashkë me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Por nuk u largua nga skena kur dorëzoi trofeun, që bëhet zakonisht. Madje dy lojtarë të Chelseat është dukur se i thonë Trumpit të largohet, por ai vendosi të qëndrojë. Edhe Infantino është munduar t’ia bëjë me dije se duhet të largohet, por kot.