Edon Zhegrova ka luajtur nga minuta e 82-të te Juventusi që mposhti Udinesen në Torino me rezultat 2:0. Ndeshja Juventus – Udinese i takoi një të tetës së finales të Kupës së Italisë.
Zhegrova ishte goxha aktiv. Ai shfaqi lojë të mirë. Dha sinjale të mira se në të ardhmen do të ketë më shumë minuta në dispozicion te Juventusi.
Me fitoren 2:0, Juventusi kaloi në çerekfinale.
Në epërsi 1:0, Juventusi kaloi me autogolin e Matteo Palmas në minutën e 23-të, kurse për 2:0 në minutën e 68-të nga penalltia shënoi Manuel Locatelli.
Pamje nga driblimet e Zhegrovës:
WHAT A RUN FROM EDON ZHEGROVA! THE FLASH!
pic.twitter.com/Zo6sNdFRqJ
Pak minuta për Zhegrovën
Edon Zhegrova është aktivizuar në minutën e 82-të te Juventusi që po fiton ndaj Udineses për Kupë të Italisë.
Juventusi po fiton 2:0.