Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Page mbetet në krye të Uellsit

Wales

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Uellsit kanë konfirmuar se Robert Page do të vazhdojë të jetë selektor i përfaqësueses uellsiane, pavarësisht se dështoi të kualifikohej në “Euro 2024”.

Presidenti Steve Williams ka larguar dyshimet dhe ka folur për të ardhmen e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky lajm ka ardhur një ditë pasi Uellsi u mposht nga Polonia në ekzekutimin e penalltive në finalen e plejofit.

“Mund të konfirmojmë se Rob Page do të jetë në krye të përfaqësueses për kampanjën e ardhshme kualifikuese. Rob është trajneri. Kontrata e tij përfundon deri në fund të Kupës së ardhshme të Botës dhe do ta vazhdojmë bashkëpunimin”, ka theksuar Williams.

Uellsi e nis kampanjën e Ligës së Kombeve kundër Turqisë në muajin shtator.