Lionel Messi po përballet me një padi nga një organizator ngjarjesh me seli në Miami, që pretendon se ylli i futbollit shkeli një kontratë duke mos luajtur në një ndeshje miqësore vitin e kaluar.
VID Music Group muaji e kaluar ngriti padi për mashtrim dhe shkelje të kontratës kundër Messit dhe Federatës së Futbollit të Argjentinës në një gjykatë në Miami.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas padisë, VID nënshkroi marrëveshje me federatën verën e kaluar për të drejtat ekskluzive për të organizuar dhe promovuar ndeshjet miqësore ndërkombëtare të Argjentinës, në tetor kundër Venezuelës dhe Porto Rikos, në këmbin të të ardhurave nga biletat, transmetimi dhe sponsorizimi.
Promotori thotë se marrëveshja kërkonte që Messi të luante të paktën 30 minuta në çdo ndeshje, përveç nëse lëndohej, me pjesëmarrjen e tij si “një element qendror të vlerës tregtare të ndeshjes” dhe “motivuesin kryesor ekonomik të ndeshjeve”.
Padia akuzon Messin për komplot, ndërsa superylli akuzohet edhe për keqinterpretim të pakujdesshëm.
Messi nuk luajti në fitoren 1:0 të Argjentinës ndaj Venezuelës më 10 tetor. Të nesërmen shënoi dy gola për Inter Miamin në fitoren 4:0 ndaj Atlanta United. Ai u paraqit në fitoren 6:0 ndaj Porto Rikos, më 14 tetor dhe bëri dy asistime.