Dy golat e shënuar në pjesën e dytë ia siguruan fitoren skuadrës së Ballkanit të dielën pasdite.
Ballkani u kthye te fitorja duke e mposhtur Dukagjinin në shtëpi me rezultatin 2:0.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e nëntë të elitës së futbollit kosovar.
Skuadra nga Suhareka u kthye te fitorja pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Prishtina krejt në sekondat e fundit të ndeshjes.
Almir Kryeziu e realizoi golin e parë në minutën e 53-të.
Ndërkohë portieri i Dukagjinit, Cyrus Margono, realizoi autogol në minutën e 75-të për 2:0.
Ballkani mbetet në pozitën e dytë me 18 pikë. Lider është Prishtina me 22 pikë.
Dukagjini ka 14 pikë në vendin e tretë.
Ballkani dyfishon rezultatin
Ballkani e ka dyfishuar rezultatin ndaj Dukagjinit.
Portieri Cyrus Margono realizoi autogol në minutën e 75-të për 2:0.
Ballkani në epërsi ndaj Dukagjinit
Almir Kryeziu e kaluar në epërsi Ballkanin ndaj Dukagjinit.
Kryeziu golin e epërsisë e realizoi në minutën e 53-të.
Kjo ndeshje i takon xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.
Pa gola mbyllet pjesa e parë në ndeshjen Ballkani – Dukagjini
Edhe në ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Dukagjinit ka përfunduar pjesa e parë pa gola. Kjo ndeshje i takon xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.